Demaçi simbol i rezistencës që e ka ruajtur kombin mbi pesë dekada
Prishtinë, 6 shkurt - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në ribotimin e tetë të Romanit Gjarpinjtë e gjakut, të Adem Demaçit, ku ka mbajtur një fjalë rasti dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka shprehë admirimin për veprën jetësore të Adem Demaçit.
Besoj që emri i Adem Demaçit si shkrimtarë dallon prej shumë shkrimtarëve tjerë në botë dhe do të them që është unikat në gjithë Evropën. Përmes veprës së tij nuk e ka tejkaluar kurrë vetën, po përmes emrit të tij personal dhe origjinalitetin e tij, ka kaluar çdo vepër që lidhë me interesat kombëtare të cilit do popull në botë. Në këtë drejtim, emri i Bacës Adem, mbi gjysmë shekulli mbetet unifikim për qytetarin e Republikës së Kosovës, për popullin shqiptar, por mbi të gjitha simbol i rezistencave sa here që i është kërkuar ajo, tha Kuçi.
Zëvendëskryeministrit Kuçi më tutje ka thënë se Adem Demaçi me anë të veprës Gjarpërinjtë e gjakut, ka tentuar të mbyll një plagë të shoqërisë tonë, gjakmarrjen, ku ka qenë frymëzim edhe në kohen e pajtimeve të gjaqeve dhe shtoi që sot frymëzimi ma i mire do të ishte që kjo vepër të bëhet në formë të dramës apo të filmit, për çka Qeveria e Kosovës do të jepte gjithë maksimumin e saj.
Në fund të fjalimit të tij, Zëvendëskryeministri tha se të gjithë njerëzit e rezistencës kombëtare identifikohen me emrin e Adem Demaçit, me punën e tij dhe me veprën e tij, andaj neve na duhet shumë ky simbol i rezistencës, na duhet ky simbol i unifikimit dhe duhet ta ruajmë, sikur ai që e ka ruajtur kombin shqiptarë mbi pesë dekada.