Demaçi: Sali Berisha na zhgënjeu
Prishtinë, 11 shkurt - Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi vloi pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, se kosovarët smund të pajisen me pasaportë shqiptare.
Për shqiptarët e Kosovës nuk do të them se do të ishte dëshpëruese, pasi që kanë një gjysmë atdheu. Mirëpo, për ata të mërgatës të cilët nuk kanë fare atdhe, kjo është zhgënjyese dhe dëshpëruese, ka thënë Demaçi për Epoka e re.
Sipas tij, kryeministri Berisha duhet të mbajë fjalën për shqiptarët që janë në mërgatë.
Demaçi ka thënë se si dukët Berisha ka bërë fushatë zgjedhore.
E paska bërë për fushatë zgjedhore, në mënyrë që ti pushojë zemrat e shqiptarëve, sepse në atë kohë po i bënin konkurrencë këta të Aleancës Kuqezi, të cilët flasin për bashkim kombëtar dhe si kundërpërgjigjeje ndaj tyre, Berisha e lëshoi një bombë, ka thënë Demaçi.