Demaçi: Rama u tregua burrështetas i vërtetë
Prishtinë, 12 nëntor - Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Damaçi e ka quajtur si burrështetas i vërtetë.
Për Adem Demaçin, paraqitja e Ramës përballë Vuçiçit ka qenë pa ndjenja inferioriteti dhe pa ndonjë vërejte.
Këto komenti ai i ka bërë në një intervistë për Epoka e re, në të cilën analizon vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Serbi.
Demaçi ka thënë se me këtë vizitë Serbia duhet të kuptojë se Shqipëria dhe shqiptarët janë plotësisht të barabartë me të, ndërsa sjelljen e kryeministrit serb gjatë konferencës për media e ka vlerësuar jocivilizuese.