Demaçi: Protesta e Vetëvendosjes, rrugë pa krye
Prishtinë, 21 janar - Veprimtari Adem Demaçi ka kundërshtuar politikën, të cilën është duke e ndjekur Lëvizja Vetëvendosje. Ai ka vlerësuar se protestat e kësaj lëvizjeje nuk përkojnë me ato paqësore!
Kjo çfarë kemi parë na dëmton edhe si shtet. Veprimet që po bënë Vetëvendosja nuk përkojnë me demonstratat paqësore. Personalisht nuk pajtohem me kurrfarë dhune dhe jam kundër dhunës, ka thënë Demaçi për RTV21.
Për protestën e 14 janarit, përgjegjësinë ai ia ka adresuar Lëvizjes, që sipas tij ka zgjedhur rrugë jodemokratike për t`i zgjidhur problemet.
Fajtori kryesor në këtë mes është Vetëvendosje, e cila, për mendimin tim, ka hyrë në një bungajë pa kurrfarë nevoje, ka thënë Demaçi, duke theksuar se është kundër protestave të paralajmëruara më 22 janar.