18 Maj 2024

Demaçi: Për bisedimet të garantojë Evropa

Prishtinë, 3 janar - Nëse prapa bisedimeve Kosovë-Serbi qëndron Evropa, në të cilën, tash për tash, si po shihet, violina e parë është Gjermania atëherë nuk jam skeptik, por jam realist i cili mendon se bisedimet do të bëhen, diçka Serbisë do t’i lejohet që të mos ndahet e koritur në këto bisedime, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, veprimtari Adem Demaçi.

Demaçi në këtë intervistë theksoi se sikur të ishte vetëm një bisedim që do të bëhej ndërmjet palës serbe dhe palës kosovare do të ishte skeptik, sepse serbët nuk kanë ndërmend të bëjnë ndonjë marrëveshje, ndonjë stabilizim, se nuk është qëllim i tyre të stabilizojnë, por të destabilizojnë.

“Po nëse prapa këtyre bisedimeve qëndron Evropa, në të cilën, tash për tash, si po shihet, violina e parë është Gjermania dhe kjo me disa deklarata të fundit që i dha ambasadori gjerman në përkrahje të plotë të integritetit dhe të pavarësisë së Kosovës edhe në një mënyrë që të mos i bëhen lëshime Serbisë me kërkesa konkrete ndaj Serbisë, atëherë nuk jam skeptik, por jam realist i cili mendon se bisedimet do të bëhen, diçka Serbisë do t’i lejohet që të mos ndahet e koritur në këto bisedime.\"

\"Por nuk besoj se do të veprohet në mënyrën që Kosovës t’i dilet në krah ashtu si duhet, si mendojmë ne se është e drejtë si viktimë e krejt kësaj lufte nëpër të cilën ka kaluar Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi”, tha Demaçi.

Ai ndër të tjera ka folur edhe rreth çështjes së bashkimit kombëtar që është përmendur shumë në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

“E shoh si një proces i ligjeve të jetës, i cili gjërat i çon përpara. Bashkimin e shqiptarëve nuk mund ta ndalë asnjë forcë.\"

\"Bashkimi i shqiptarët do të dështonte vetëm sikur shtetet të cilat e copëtuan korpusin, trupin dhe territorin dhe kombin shqiptar, sikur të mbërrinin t’i eliminonin shqiptarët, atë nuk arritën ta eliminonin pavarësisht që kanë pasur deri diku sukses në zvogëlimin e numrit të shqiptarëve dhe vetë qëndresa e shqiptarëve mbijetesa e shqiptarëve, është faktori kryesor i cili me kalimin e kohës do t’i çojë në bashkimin kombëtar, po me anë të futjes në Bashkimin Evropian ku do të krijohet klima që ata të bashkohen pa e lënduar askënd, pa e shkelur askënd, dhe pa mundësinë që dikush ta pengojë një gjë të tillë sepse të gjithë do të jemi brenda BE-së, nën kulmin evropian dhe si të tillë shqiptarët s’do t’i ndalojë askush që shqiptarët të qarkullojnë lirisht, të punojnë lirisht, të krijojnë ide, të marrin kredi, të keni bashkëpunim edhe me njëri-tjetrin , po edhe nga bota tjetër që dëshiron të na ndihmojë”, ka thënë Demaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)