20 Janar 2025

Demaçi: Partia fituese provon ta formojë qeverinë

Prishtinë, 24 qershor - Veprimtari i shquar i çështjeve kombëtare, Adem Demaçi, e ka quajtur veprim të keq formimin e bllokut opozitar.
 
“Ky është një veprim fort i keq për të gjithë shqiptarët e Kosovës dhe për marrëdhëniet tona me faktorin ndërkombëtarë, si edhe për vet krijuesit e bllokut pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 8 qershorit”, ka thënë Demaçi.

Ai ka treguat se e drejta për ta formuar qeverinë i takon partisë apo koalicionit që ka fituar më 8 qershor me më shumë vota.

Mirëpo, nëse kjo nuk ndodh, atëherë sipas Demaçit, besimi për ta krijuar qeverinë do t’i jepet partisë ose koalicionit pasues që ka fituar vota më pak se partia ose koalicioni paraprak.

/Epoka e Re/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)