18 Janar 2025

Demaçi: Mos lëshoni pe karshi Maqedonisë

Prishtinë, 12 shtator - Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i ka quajtur të pakuptimta dhe të çoroditura veprimet e Maqedonisë për bllokadën tregtare dhe kufizimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës.

Demaçi ka thënë se me këto veprime Maqedonia është duke ndjekur politikë antikombëtare dhe të çmendur.
 
“Të dalë sot një udhëheqje e tillë në krye të Maqedonisë dhe të bëjë një politikë kaq të çmendur, në rend të parë kundër interesit të popullit maqedonas, kjo është e pakuptimtë”, ka deklaruar Demaçi për Epoka e Re.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të mos lëshojnë pe karshi Maqedonisë, e cila është duke u sjellë sikur të ishte ndonjë superfuqi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)