19 Maj 2024

Demaçi: Lugina të tregoj se është e gatshme për luftë

Prishtinë, 14 janar - Veprimtar për çlirimin e Kosovës, Adem Demaçi u ka sugjeruar shqiptarëve të Serbisë, që të tregojnë se janë të gatshëm të japin jetën për lirinë e tyre, e jo të shikojnë karriget dhe luftën për pushtet.

“Ai lapidar atje është faktikisht një lapidar për luftën e madhe që e ka bërë ai popull për ekzistencën dhe të drejtat e veta. Por duhet të veprojnë në kuptimin që me e lënë të gjithë luftën për pushtet, e këto dallavere që po shtyhen mes vete dhe ta krijojnë një organizëm që i bashkon të gjithë ata shqiptarë atje, sepse ata nuk munden të ndarë.\"

\"Aty është çështja e 100 mijë banorëve, se nëse ai popull atje nuk bashkohet dhe nuk bëhet unanim për me i mbrojt ato të drejta për të cilat kanë derdh gjak, me shkrime, me lutje, nënshkrime e pallavra nuk fitohet.\"

\"Ai popull i cili nuk është i gatshëm të vdes për lirinë e vet, d.m.th atëherë s’mundet me i ndihmu askush. Evropa është vetëm duke na provuar se sa jemi të gatshëm të luftojmë për të drejtat tona, dhe prandaj ne të bashkuar mund ti tregojmë”, thotë Demaçi.

Sipas tij, udhëheqësit e Luginës duhet të bashkohen dhe të kenë vetëm një kërkesë, që të kërkojnë të drejta aq sa serbët kanë të drejta në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)