16 Janar 2025

Demaçi: Kombi shqiptar duhet të bashkohet

Durrës, 24 mars - Shkrimtari Adem Demaçi u shpreh dje nga Durrësi se ka ardhur koha që kombi shqiptar i ndarë në 6 shtete të bashkohet por pa pranuar asnjë kompromis në kurriz të lirisë.
 
Shkrimtari mori pjesë në promovimin e veprave të tij të plota, në një takim të përbashkët me shkrimtarë, artistë, dashamirës, të organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës dhe Klubi i Shkrimtarëve dhe i Artistëve Durrës. “Fjala e lirisë është fjala e parë”.

“Unë vdiqa për Kosovën, po s’më deshti vdekja. Ishalla do të rrojmë bashkë për të ecur përpara. Jam i bindur që çlirimin e tokës sonë, Çamërisë, do ta gëzojmë shumë shpejt. Edhe ne jemi duke punuar, duke pasur parasysh rrethanat, kohën, mundësitë në të cilat po jetojmë.\"

\"Po jetojmë në një kohë të favorshme për kombin tonë, por edhe në një kohë të dallavereve të mëdha që bëjnë shtetet e fuqishme, e jo vetëm kombet që na rrethojnë”, - tha Demaçi.

Ai solli në kujtesë çështjen çame, për të cilën nënvizoi se nuk do të bëhet asnjë kompromis, ashtu si edhe për veriun e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)