Demaçi kërkon tia bëjnë një vend në qeveri edhe Haradinajt
Prishtinë, 21 nëntor - Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, e ka vlerësuar pozitivisht marrëveshjen për bashkëqeverisje në mes të PDK-së dhe LDK-së.
Ai beson se Isa Mustafa do të bëhet kryeministër, ndërsa ka kërkuar nga Atifete Jahjaga tia lëshojë Hashim Thaçit postin e presidentit. Sipas tij, do të ishte mirë që Jahjaga, ta përfaqësonte Kosovën në NATO.
Po ashtu, Demaçi ka kërkuar nga PDK-ja e LDK-ja tia bëjnë një vend në qeveri edhe Ramush Haradinajt, të cilin e ka quajtur hero të Kosovës.
/epoka e re/