Demaçi: Heqja e lapidarit, akt fashist
Prishtinë, 21 janar - Veprimtari i çështjes kombëtare shqiptare, Adem Demaçi e ka cilësuar si akt fashist heqjen e lapidarit të të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc (UÇPMB) nga ana e shtetit serb.
Demaçi ka thënë në një intervistë për Lajm se ky veprim ka demaskuar edhe një herë politikën fashiste të Serbisë.
Për heqjen e lapidarit në Preshevë, Demaçi e ka fajësuar Evropën dhe Amerikën, të cilat sipas tij nuk ndërhynë me kohë për ta zgjidhur këtë çështje, ndërkohë që ka thënë se qeveria e Kosovës është e paaftë që të përdorë masat e reciprocitetit në këtë rast.
Sipas Demaçit, me këtë akt të Qeverisë së Serbisë, shqiptarët atje kanë humbur diçka, por në perspektivë do të fitojnë shumë më shumë. /