16 Janar 2025

Demaçi: Gjermania po na ndihmon burrërisht

Prishtinë, 21 mars - Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, është shprehur i pakënaqur me ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ka thënë se Kosova është e obliguar ta zhvillojë këtë proces.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Demaçi ka thënë se nuk është aq i kënaqur me dialogun që është duke u zhvilluar në Bruksel.

Pavarësisht kësaj, Demaçi ka thënë se i beson kryeministrit Thaçi se nuk do të nënshkruajë ndonjë marrëveshje e cila do të ishte në dëm të shqiptarëve.

“I besoj kryeministrit Thaçi se nuk do të nënshkruajë atë që po e kërkojnë serbët. Nuk ka si ta nënshkruajë atë çfarë po kërkojnë serbët pasi do të ishte e tepërt. Unë jam duke iu frikësuar një pune tjetër, se çfarëdo që të vendoset, kështu siç është bërë zgjidhja e Ahtisarit, komunat serbe kanë të drejtë të bashkohen njëra me tjetrën\", ka pohuar ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)