Demaçi: EULEX-i po gabon
Prishtinë, 27 maj - Simboli i rezistencës shqiptare, Adem Demaçi, i ka quajtur të gabueshme arrestimet e ish-ushtarëve të Ushtrië Çlirimtare të Kosovës nga Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë - EULEX.
Në një intervistë për Epoka e Re, ai i ka vlerësuar të padrejta akuzat ndaj shqiptarëve për krime lufte, duke thënë se shqiptarët kanë bërë luftë të drejtë kundër pushtuesit dhe se nuk duhet të barazohet viktima me kriminelin.
Demaçi ka thënë se ndjekja e çlirimtarëve të Kosovës, që ai e cilëson si ndjekje shtrigash ndaj njerëzve të pafajshëm, është duke turpëruar demokracinë, ndërsa shprehet i habitur me heshtjen e miqve amerikanë ndaj këtyre gjykimeve dhe arrestimeve të pahijshme.