22 Janar 2025

Demaçi: Disa luftuan për karrigë e interesa personale

Prishtinë, 1 janar - Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, thotë se lufta për karrige dhe interesat personale bënë që viti 2014, të ishte shumë i mundimshëm.

“Po ky ka qenë një vit shumë i vështirë për Kosovën, megjithatë me vetëdijën e faktorit tonë të brendshëm tanë e arritëm disi që të lëmë pas vetes atë agoni, luftuan për karrige, ku u harruan edhe interesat e përgjithshmë për ato personale. Ka qenë një vit shumë i vështirë dhe i mundimshëm”, ka thënë Demaçi për Indeksonline.

Ai ka ftuar liderët politikë që të organizohen mirë, në mënyrë që bashkarisht të tejkalojnë pengesat e krijuara, dhe që me vëmendje të punojnë për sfidat që i presin.

“Po presim diçka positive nga këto punë që kanë mbetë të pakryera, presim që të organizohemi më mirë që të na ndihmojnë shtetet tjera, pa u ekipu, pa i tejkaulu disa lufta të kota, nuk mund të shkojmë përpara, të harrohet interesi personal dhe të shikohet ai i përgjithshëm i qytetarëve tanë. Do të ketë shumë sfida sepse kemi shumë gjëra, sidomos puna e ekonomike e cila është në nivel shumë të keq, ka edhe probleme tjera. Një sektor tjetër që duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë është ai i shëndetësisë, e në këtë mënyrë derisa nuk ka buxhet të mirë nuk mund të përparojë”, ka thënë Demaçi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)