Demaçi: Cfarë po prisni, bëjeni koalicionin PDK-AAK
Prishtinë, 6 dhjetor - Simboli i rezistencës shqiptare, Adem Demaçi, ka thënë se pret një koalicion të krahut të luftës PDK-AAK.
Pres që krejt krahu i luftës të hyjë në një koalicion të përbashkët, dhe nuk e di çfarë po presin. Unë i kisha propozuar edhe Lëvizjes Vetëvendosje që të heq dorë nga ekstremizmat dhe ta gjejë mënyrën e të bashkohet në këtë koalicion. Është interes i kombit të jemi sa më të bashkuar dhe sa më të fortë, ka thënë Demaçi për Epokën e Re.
Ai ka thënë se është i lumtur që Ramush Haradinaj i është kthyer skenës politike.
Simboli i rezistencës shqiptare, Adem Demaçi, ka thënë kryemnistri i Shqipërisë Sali Berisha e meriton notën 10 për pasaporta.
"Besoj se s'do t'i hajw fjalet ", ka theksuar ai.