17 Janar 2025

Delvaux, shpreh përkrahjen e Luksemburgut për Kosovën

Prishtinë, 17 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e porsaemëruar të Luksemburgut në Kosovë, Léon Delvaux, i cili i ka dorëzuar kopjet e letrave kredenciale në MPJ. 

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e ka njoftuar ambasadorin Delvaux për progresin e përgjithshëm në Kosovë, për avancimin e proceseve integruese evropiane si dhe për fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e fuqishme që Luksemburgu ka dhënë për Kosovën në të gjitha fushat.

Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu theksoi interesimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut.

Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Léon Delvaux, shprehu vullnetin e tij për angazhim të fuqishëm në forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve ndërmjet dy shteteve.

Ambasadori Delvaux po ashtu vlerësoi progresin në Republikën e Kosovës, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të Luksemburgut për Kosovën, veçanërisht në proceset integruese evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)