17 Janar 2025

Delvaux konfirmoi mbështetjen e Luksemburgut për Kosovën

Prishtinë, 18 korrik - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në takim ambasadorin e Luksemburgut, jorezident për Kosovë, Leon Delvaux, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë, për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e avancimit të tij.

Duke e uruar Delvaux për detyrën e re të ambasadorit të Luksemburgut në Kosovë, kryeparlamentari Krasniqi çmoi lart marrëdhëniet e deritashme që të dy vendet kanë kultivuar ndërmjet tyre dhe vlerësoi se mundësitë për bashkëpunim tejkalojnë nivelin e marrëdhënieve aktuale.

U shpreh interesim për ngritjen e bashkëpunimit, veçanërisht në rrafshin parlamentar, në fushën e arsimit e atë shëndetësisë.

Duke shprehur kënaqësinë që është përfaqësuesi i parë i shtetit të tij në Kosovë, ambasadori Delvaux konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së Luksemburgut për Kosovën edhe në vitet e ardhshme.

Ai shfaqi interesim për punën e Kuvendit të Kosovës, marrëveshjet me Serbinë dhe pritjet për realizimin e tyre.

Kryetari Krasniqi shtroi nevojën e një ndikimi të vazhdueshëm të Brukselit mbi Beogradit, në funksion të detyrimit për realizimin e marrëveshjeve të arritura dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në të mirë të të dy popujve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)