29 Prill 2024

Dell: Të përmirësohet imazhi i Kosovës

Prishtinë, 1 shkurt - Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Christopher Dell ka deklaruar se duhet punuar shumë për përmirësimin e imazhit të Kosovës dhe klimës ekonomike.

“Megjithëse ka pasur disa zhvillime, mbetet ende shumë për t`u bërë. Qeveria dhe bizneset duhet të bashkëpunojnë me njëra tjetrën, në mënyrë që të krijojnë vende të reja pune. Duhet të punohet për përmirësimin e imazhit të Kosovës dhe se bizneset së bashku me qeverinë, duhet ta përmirësojnë klimën për biznesin në Kosovë si dhe përmirësimin e rendit dhe ligjit”, pohoi Dell.

Dell gjithashtu tha se ka një hezitim nga investitorët, pasi tek ata është krijuar përshtypja se në Kosovë ka pasiguri për investime, korrupsion të lartë dhe sundim të dobët të ligjit, dhe sfidë sipas tij mbetet tërheqja e investimeve nga jashtë.

“Nuk ka ndonjë formulë magjike që të gjitha këto të zhduken, mirëpo qeveria dhe bizneset duhet të bashkëpunojnë që t`i zhdukin këto gjëra”, tha Dell. 

Dell gjithashtu tha se Kosova duhet të bashkëpunojë me fqinjët e saj dhe se përpara se të mohoen mallrat serbe, duhet të shohin se çfarë sjellin ato. Dell tha se nuk mund të ndërtohet një Kosovë demokratike duke u bazuar në urrejtje ndër etnike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)