02 Maj 2024

Dell: Serbia të mos provojë organizimin zgjedhjeve në Kosovë

Prishtinë, 4 shkurt - Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, ka paralajmëruar Serbinë që të mos provojë organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, sepse kjo do të ishte në kundërshtim me Rezolutën 12 44, por edhe do t’i shkaktonin dëm afatgjatë interesave të Serbisë.
 
“Nëse përpiqet të organizohen zgjedhjet, mendoj se fillimisht do të hedhim poshtë legalitetin e atyre zgjedhjeve. Ne nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të tilla. Por, unë mendoj se ne nuk do të vijmë në këtë situatë. Autoritetet në Beograd duhet të kuptojnë se bashkësia ndërkombëtare është shumë serioze kur thotë se nëse lejohet të lëvizë përpara me zgjedhjet, kjo do të jetë i dëmshëm për interesat e Serbisë”, ka deklaruar ambasadori Dell, në një intervistë për rrjetin e kanaleve televizive serbe në Kosovë, të cilën e citon ”Vestionine”.

Duke komentuar protestën e Lëvizjes “Vetëvendosje”, lidhur me marrëveshjen e arritur për përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale, Dell, ka deklaruar se kjo lëvizje në shumë forma më tepër është në linjë me Serbinë, sesa me Kosovën.

””Vetëvendosje”, sikurse Boris Tadiqi, më tepër dëshiron ta shohë Shqipërinë e Madhe, sesa Kosovën e pavarur. Kjo për mua është shokuese”, ka theksuar diplomati amerikan.

Dell, ka thënë se SHBA-ja përkrah idenë që tërë Ballkani Perëndimor një ditë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, nëse për këtë vendosin vetë shtetet.

Ai ka vlerësuar se marrëveshja për përfaqësimin rajonal të Kosovës është e dobishme për dy shtetet, por me të cilën, sipas tij, Prishtina ka fituar shumë.

“Kosova, siç kam dëshirë të them unë, ishte e detyruar të mbështetet në burokratët rus të OKB-së, dhe tash ka të drejtë ta prezantojë veten si shtet i pavarur. Sovraniteti nuk ka lidhje me simbolet, flamujt”, ka theksuar Dell.

Ai ka deklaruar se tregimi për fusnotën si duket i ka disponuar njerëzit në Qeverinë serbe, sepse ata edhe më tej flasin se statusi i Kosovës mbetet i hapur.

“Për Kosovën, përfshirja e Rezolutës 1244 në fusnotë paraqet pranimin nga Republika e Serbisë se duhet të pranojë të gjitha kushtet që dalin nga Rezoluta 1244”, ka theksuar Dell.

Sipas tij, Beogradi nuk mund të zgjedh vetëm ato pjesë të rezolutave, të cilën i konvenojnë, por duhet të interpretojnë të tërën që është në fuqi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)