Dell: AAK dhe Haradinaj fajtor pse Pacolli u bë president
Prishtinë, 26 shkurt - Ambasadori amerikan, Christopher Dell, ka mohuar të ketë pasur rol në zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai tha se Behgjet Pacolli ndodhet në këtë post, pasi AAK nuk pranoi ti bashkohej koalicionit qeverisës me PDK-në.
"Mendoj se personi që mbase është më përgjegjësi pse Behxhet Pacolli është president sot, është duke ndenjur në qelinë e burgut në Hagë", ka thënë Dell.
Fakti që AAK-ja për arsye të veta zgjodhi të mos i bashkohet koalicionit qeverisës, sipas tij e bëri pothuajse të pashmangshme që president u bë Behxhet Pacolli.