Delegacioni i Parlamentit Evropian nisë vizitën në Kosovë
Prishtinë, 25 shtator - Delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtë të Parlamentit Evropian (AFET), i cili që nga dje është duke qëndruar për vizitë në Kosovë, do të takohet me udhëheqësitë me të lartë të vendit tonë.
Ky delegacion duke filluar që nga ora 8:15, do të takojë presidenten Atifete Jahjaga.
Po ashtu rreth orës 9:15, do të takojë edhe Kryeministrin Isa Mustafa, bashkë me dy ministrat e tij, atë të drejtësisë Hajredin Kuçi dhe atë për Integrime Evropiane Bekim Çollaku.
Ndërkaq delegacioni i Parlamentit Evropian do të takojë edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin dhe shefat e komisioneve përkatëse dhe grupeve parlamentare.