Delegacioni i LDK-së vizitë në Zvicërr
Prishtinë, 30 korrik - Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri dhe deputet e LDK-së, Salih Morina, Lirie Kajtazi, Kimete Bytyqi dhe Armend Zemaj u takuan me një delegacion nga Dega e LDK-së në Zvicër, i udhehequr nga Kryetari, z. Haki Latifi.
Sekretari Beqiri i njoftoi ata lidhur me aktualitetin politik në Kosovë, si dhe angazhimet e LDK-së rreth aktiviteteve dhe politikave që i bën në Kosovë. Po ashtu, Beqiri foli për organizimet që po bëhen për zgjedhjet lokale të datës 3 nëntor 2013.
Kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër, Haki Latifi, njoftoi për takimet dhe manifestimet e ndryshme që po bëhen me anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së në Zvicër, si dhe për riorganizimin e Degës atje, në veçanti krijimin e Forumit të Gruas dhe angazhimin permanent të Degës së LDK-së në Zvicër.
Delegacioni nga Zvicra, gjithashtu, kritikoi punën e Ministrisë së Diasporës, duke kërkuar angazhim më konkret, e jo vetëm fushata mediale. Delegacioni nga Zvicra u interesua edhe për organizimin e zgjedhjeve lokale, si dhe votimin nga diaspora.