Delawie pret takimin e radhës
Prishtinë, 8 shkurt - Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, ka përshëndetur përpjekjen e presidentes Atifete Jahjaga për zgjidhjen e krizës politike nëpërmjet dialogut.
Ai në profilin e vet në Twitter, ka shkruar se është në pritje të takimit të radhës në mes të liderëve politikë te presidentja. E përshëndes përpjekjen e presidentes dhe partive politike për të gjetur zgjidhje për bllokadën politike me dialog. Në pritje të takimit të radhës, ka shkruar ambasadori Delawie.