22 Janar 2025

Delawie premton ta ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset

Prishtinë, 24 gusht - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi takim me ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Në takim u bisedua për çështjet dhe sfidat kryesore nëpër të cilat është duke kaluar aktualisht shteti i Kosovës.

Amabasdori Delawie përgëzoi kryetarin Veseli dhe Kuvendin e Kosovës për lidershipin e treguar në procesin shumë të vështirë të ndryshimeve kushtetuese dhe miratimit të ligjeve për krijimin e gjykatës speciale.

Më tutje ambasadori Delawie theksoi mbështetjen e Uashingtonit për procesin e dialogut të Kosovës me Serbinë që ka për qëllim normalizimin e raporteve në mes dy vendeve.

Kryetari Veseli, duke i uruar ambasadorit Delawie mirëseardhje dhe punë të mbarë në Kosovë, theksoi se ndihma amerikane mbetet faktor i pazëvendësueshëm në ecjen përpara të Kosovës në planin e zhvillimit ekonomik, të integrimeve euro-atlantike dhe forcimin e shtetit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Ambasadori Delawie, duke shprehur kënaqësinë për detyrën e tij të re në Kosovë, theksoi se vendi  që ai përfaqëson është e do të mbetet miku më i mirë i Kosovës dhe do ta ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset  e saj.

Në takim u bisedua edhe për procesin e krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK), funksionimin e Kuvendit të Kosovës, raportet në mes pozitës dhe opozitës, si dhe rolin e pakicave etnike në jetën parlamentare dhe politike të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)