Delawie: Opozita nuk dëgjoi këshillat e sekretarit Kerry
Prishtinë, 14 dhjetor - Ambasadori amerikan, Greg Delawie, u shpreh i shqetësuar intensifikimin e retorikës nacionaliste së fundmi.
\"Qytetarët e Kosovës janë të interesuar të ketë sa më shumë diskutime për problemet e ngecjeve ekonomike, duke lënë të nënkuptohet se gazi lotsjellës nuk është zgjidhja\", ka theksuar ai.
Sipas tij pengimi i punës së Kuvendit nuk ndihmon aspak. Ajo çfarë në Kosovë presin është që të ketë diskutim për ekonominë.
Delawie, këto komente i bëri në një prononcim për mediat nga Kuvendi i Kosovës, ku tha se është i shqetësuar se deputetët e opozitës po gjuajnë gaz në Kuvend përkundër paralajmërimit të sekretarit të shtetit, John Kerry, që kjo gjë të mos ndodh më.