Delawie: Nuk e tërheqi deklaratën për opozitën
Prishtinë, 23 shkurt - Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Gregory Delawie, ka deklaruar se nuk do ta tërheq deklaratën e dhënë për opozitën e cila sipas tij, veprimet e tyre në kuvend janë të neveritshme.
Këto komente ambasadori amerikan i bëri në një panel diskutues me temën \"Lufta kundër korrupsionit politik: Sfidat në funksion të reformave të ardhshme\", e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
Sipas tij, ai që ka inicuar këtë peticion ka dhënë mendimin e tij dhe kjo ndodh në një vend demokratik siç është Kosova.