22 Janar 2025

Delawie kërkon nga partitë mos të rrezikojnë izolimin e Kosovës

Prishtinë,  15 tetor - Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie, ka kërkuar nga partitë politike parlamentare që të komunikojnë ndërmjet vete për tejkalimin e gjendjes në të cilën gjendet Kuvendi i Kosovës.

Ai pas takimit me presidenten, Atifete Jahjaga, ka deklaruar se SHBA-ja mbështetë çdo zhvillim demokratik në Kosovë. Delawie ka thënë se në Kuvend duhet të diskutohet dhe jo të përdorën armët.

“Parlamenti assesi nuk është vend ku mund të përdoren armë dhe sjellje jodemokratike. Vlerësojmë se partitë politike duhet të bashkohen për ta tejkaluar këtë situatë dhe për ta kthyer funksionimin e rregullt të Kuvendit”, ka deklaruar Delawie.

Ai ka inkurajuar të gjitha partitë politike që të kontribuojnë për të ardhmen e Kosovës, dhe mos të rrezikojnë izolimin e shtetit.

“Unë inkurajojë të gjitha partitë që të marrin frymë thellë dhe të pyesin veten se nëse veprimet e tyre janë duke kontribuar në të ardhmen e Kosovës si një demokraci evropiane apo shtet që rrezikon izolimin”, ka thënë Delawie, duke shtuar se parlamenti duhet të vazhdojë punën.

 “Unë besoj se është e rëndësishme për të gjitha palët që të gjejnë një mënyrë kompromisi me qëllim që të arrihet një dialog politik”, është shprehur ambasadori amerikan.

Presidentja Jahjaga sot është takuar edhe me kryeministrin Isa Mustafa. Këto takime të presidentes kanë ardhur pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, ku sot është ndërprerë përsëri seanca, për shkak se opozita sërish ka përdorur gaz lotsjellës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)