Delawie: Jam i shokuar me sulmin në Kuvendin e Kosovës
Prishtinë, 5 gusht - Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie ka reaguar lidhur me sulmin e ndodhur në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se është i shokuar nga sulmi që i është bërë godinës, ku ndodhen njerëzit që miratojnë ligjet e shtetit.
Përmes një statusi në Twitter, Delawie tha se akte të tilla janë të papranueshme.
Jam i shokuar nga dhuna në Kuvendin e Kosovës. Dhuna dhe gjuha që e nxit dhunën janë të papranueshme në demokraci, shkruan ai.