22 Janar 2025

Delawie dorëzon sot letrat e tij kredenciale te Jahjaga

Prishtinë, 21 gusht - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë, zotëri Greg Delawie, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Pas ceremonisë zyrtare të dorëzim-pranimit të letrave kredenciale, Presidentja Jahjaga i dëshiroi mirëseardhje dhe punë të mbarë ambasadorit Delawie, dhe më pastaj biseduan për çështje të aktualitetit në Kosovë, sundimin e rendit dhe të ligjit, forcimin e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ekstremizmit, rrugën evropiane të Kosovës dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Presidentja Jahjaga dhe ambasadori Delawie theksuan rëndësinë e partneritetit dhe të miqësisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe SHBA-së dhe nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit. Ata thanë se përparimi në fushën e sundimit të ligjit do të ndihmojë vendin edhe në hapjen e perspektivës ekonomike dhe krijimin e një klime të mirëbesimit për investime të huaja.

Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, zotëri Greg Delawie, e falënderoi Presidenten për mikpritjen e ngrohtë dhe theksoi rëndësinë e thëllimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Presidentja Jahjaga dhe ambasadori i SHBA-së, Delawie, bën një shëtitje në qendrën e qytetit të Prishtinës ku vizituan edhe panairin “Java e Mjedrave” që promovon prodhimin vendor dhe që mbështetet nga USAID-i.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)