Delawie: Dhuna politike kërcënon demokracinë e Kosovës
Prishtinë, 9 janar - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, përmes një postimi në rrjetin Twitter e ka dënuar dhunën e sotme gjatë protestave në Prishtinë.
Dhuna politike kërcënon demokracinë dhe gjithë atë që Kosova e ka arritur që nga pavarësia, ka shkruar ambasadori amerikan.
Një postim poashtu në Twitter, përkitazi me protesten e sotme në Prishtinë, Delawie e ka bërë edhe një ditë më parë duke thënë se e drejta për protesta paqësore është themel i demokracisë.