23 Janar 2025

Dekretohet Ligji për ndalimin në konflikte të armatosura jashtë vendit

Prishtinë, 25 mars - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, duke u bazuar në kompetencat kushtetuese, ka dekretuar sot shpalljen e Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, që është miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 12 mars 2015.

Presidentja Jahjaga thekson se Kosova është një vend i traditës së gjatë të tolerancës dhe i respektimit të diversitetit kulturor e fetar, me synime të qarta që të bëhet pjesë e botës së zhvilluar, të përparuar dhe demokratike.

Presidentja Jahjaga thekson se të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend po bëjnë punën e tyre në parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat jashtë vendit dhe ligji i nënshkruar, që është votuar në Kuvendin e Kosovës, do të ndikojë në këtë parandalim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)