27 Dhjetor 2024

Dekretohen gjyqtarët e Gjykatës Supreme, prokurorët Shtetit dhe Prokurorisë Speciale

Prishtinë, 16 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dekretoi sot gjyqtarët e Gjykatës Supreme, prokurorët e Prokurorisë së Shtetit dhe prokurorët e Prokurorisë Speciale, të cilët po sot dhanë betimin para Presidentit të Republikës.

Presidenti Sejdiu e vlerësoi ditën e sotme si një ditë të përmbylljes së një cikli që ka të bëjë me sistemin gjyqësor dhe Prokurorinë e  Kosovës si dhe një ditë e përmbylljes së  një pune zinxhirore që është bërë mbi bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Besoj se këta njerëz që kanë marrë përgjegjësi do të ushtrojnë detyrën e tyre duke u mbështetur në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, theksoi Presidenti Sejdiu.

Gjithashtu, Presidenti Sejdiu tha se ky mandat i dhënë është barrë e veçantë në kuptimin paralel reformës së gjyqësorit dhe të sistemit prokurorial dhe se është shumë me rëndësi që institucionet e vendit t’i mbështesin në ndërtimin e strukturës infrastrukturore dhe logjistike për të pasur standardet e nevojshme që duhet t’i ketë një gjykatë, që duhet t’i ketë një gjyqtar dhe që duhet t’i ketë një prokuror.

Në ceremoninë e dekretimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve ishin të pranishëm edhe kryeministri Hashim Thaçi, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, ambasadorë të akredituar në vendin tonë, si dhe mysafirë të tjerë.

Në vijim, lista e të dekretuarve nga Presidenti i Republikës:

Gjykata Supreme e Kosovës: Fejzullah Hasani - gjyqtar, Kryetar i Gjykatës; Nesrin Lushta - gjyqtare; Valdete Daka – gjyqtare; Emine Kaqiku – gjyqtare; Gyltene Sulejmani – gjyqtare; Emine Mustafa – gjyqtare; Shukri Sulejmani – gjyqtar; Enver Peci – gjyqtar. 

Prokuroria e Shtetit: Ismet Kabashi – Kryeprokuror; Zyhra Ademi – prokurore; Rexhep Kabashi – prokuror; Jusuf Mejzini – prokuror.

Prokuroria Speciale e Kosovës: Sevdije Morina – Zëvendëskryeprokurore speciale; Reshat Millaku – prokuror special; Nazmi Mustafi – prokuror; Suad Kuraja – prokuror; Merita Bina – prokuror; Rrahim Podvorica – prokuror; Faik Halili – prokuror; Basri Morina – prokuror; Besim Kelmendi – prokuror; Ali Rexha – prokuror.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)