22 Dhjetor 2024

Degradon situata në Kuvend, deputeti i PDK-së këput mikrofonin

Prishtinë, 16 qershor - Ka nisur dhe po vijon me debate dhe tensione seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ku kryetari i grupit parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri ka hequr nga vendi mikrofonin.

E gjithë ngjarja ndodhi gjatë momentit që në foltore ishte deputetja e VV-së Arbëreshë Kryeziu dhe do të merrte fjalën sipas rradhës.

Deputetët e PDK-së dhe ata të AAK-së, janë mbledhur para foltores dhe nuk po lejojnë vijueshmërinë normale të seancës së sotme.

Ata po brohorasin “poshtë Qeveria Kurti”, “poshtë Vjosa Osmani”, “jashtë Albin Kurti”, ndërsa nuk po kursejnë edhe fjalët banale drejtuar disa prej deputetëve të partisë në pushtet.

Ata paralajmëruan se nuk do të lejojnë që seanca e Kuvendit të vijojë ndërkohë që në ambjentet e jashtme veteranët e UÇK-së po protestojnë.

Pas kësaj situate, kryeparlamentari Konjufca i ka ftuar kryetarët e Grupeve Parlamentare për të diskutuar mbi vazhdimin e seancës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)