18 Janar 2025

Degradimi i Prishtinës nuk mund të fshihet me plane të çastit

Prishtinë, 24 gusht - Lëvizja Vetëvendosje! mbajti konferencë për media në lidhje me procesin e vendimmarrjes në Komunën e Prishtinës.

Dardan Sejdiu, anëtar i Kryesisë së Vetëvendosje-s ka thënë jemi jo më larg se 5 javë nga fillimi zyrtar i fushatës zgjedhore, ani pse tash me pushtetet komunale kanë filluar me të zakonshmet tentativa për t\'i hedhur hi syve qytetarëve. 

\"Asfaltimet dhe ri-asfaltimet e rrugëve, fasadat e ndërtesave apo edhe punët tjera kozmetike që i kanë aq merak e zakon t\'i bëjnë para zgjedhjeve politika e vjetër.  Edhe në kryeqytet po ndodh e njëjta.\"

\"Tanimë është botërisht e ditur që LDK qeveris me Prishtinën që nga pas lufta, apo thënë më saktë që nga viti 2001. Dhe nga kjo kohe kanë kaluar hiç më pak se gati një dekadë e gjysmë.  Kryetari aktual është kryetar i Komunës së Prishtinës qe 6 vite, që nga viti 2007.  Pra, ky subjekt ka hisen kryesore në degradimin total të kryeqytetit\", ka theksuar Sejdiu. 

Tani sipas tij ky pushtet lokal 1 muaj para fillimit të fushatës zgjedhore sjell në Kuvendin Komunal të Prishtinës me një nguti të paparë dy dokumente të një rëndësie të veçantë dhe afatgjatë për kryeqytetin. 

Qeverisja e Komunës së Prishtinës sipas Sejdiut ka pasur mundësi qe 6 vite nën menaxhimin e kryetarit aktual, që të krijojë, hartojë e edhe të zbatojë Plane Zhvillimore Komunale dhe Strategji për Zhvillim Ekonomik Komunal por që këtë nuk e kanë bërë.

E sidomos duke pasur parasysh premtimet e Kryetarit aktual që deri në vitin 2011 do të përfundoj planin zhvillimor urban dhe planin zhvillimor komunal dhe do të hartoj të gjitha planet rregulluese të qytetit të Prishtinës.

Prishtina si qytet nën këtë qeverisje komunale ka qenë në funksion të interesave të pronarëve të parcelave tokësore, ridestinimin e pronave, degradimin total urban dhe rural dhe ndërtimeve të egra pa asnjë kontroll.

E kundërta sipas tij do duhej të ishte logjika e qeverisjes. Zhvillimi i qytetit do duhej të përkonte me krijimin e një hapësire e cila krijon mundësi për qytetarin.

\"Për më shumë, Prishtina në dekadën e fundit është bërë qytet në të cilin pushteti komunal e trajton atë si vegël për t\'i shërbyer interesave të tregtarëve të parcelave dhe ndërtimeve te egra.\"

\"Sot Komuna e Prishtinës paraqitet dhe shpërfaqet si shtypje e vullnetit qytetar nga pushteti  lokal. Sot komuna është e tjetërsuar. Si territor, si hapësirë, si pushtet dhe si administratë. Komunën e kanë lidhur pas interesit privat dhe politikës e administratës së korruptuar komunale\", ka pohuar Sejdiu.

Ai ka thënë po ashtu se hapësirën publike na e kanë kthyer kundër si të privatizuar, ndërsa interesin publik na e ndërmjetësojnë përmes përfitimeve private të ndërlidhura me numra e emra parcelash. 

Sejdiu me tutje ka theksuar se ky pushtet lokal ka marrë karakterin privat që ka krijuar lidhjet e veta tregtare me qytetarët. Komuna e  Prishtinës po i kthen qe 13 vite të mirat publike në mallra tregu, ku kanë qasje vetëm pushtetarët dhe klika e tyre.

\"Dhe përsëri logjika e tregut na paraqitet edhe tek këto vendime.  Duke miratuar këto dy dokumente, pra planin zhvillimor komunal 2013-2022 dhe strategjinë e zhvillimit lokal ekonomik të Komunës së Prishtinës për 2013 - 2016 pushteti aktual komunal po mundohet që 1 muaj para ikjes të ruaj interesat dhe përfitimet private edhe pas largimit nga pushteti.\" 

\"Pra, duke sjellë në Kuvend komunal këto dy dokumente, edhe pse tanimë legjitimiteti politik nuk ekziston pasi që jemi 5 javë larg fushatës, Kryetari i Komunës po përpiqet të mbroj dhe ruaj pazaret e 14 viteve duke i legjitimuar ato me kinse plane zhvillimore komunale\", ka theksuar Sejdu. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)