Degët e PDK-së mbështetësin koalicionin me LDK-në
Prishtinë, 21 nëntor - Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e mbështetën unanimisht Koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për themelimin e institucioneve.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Z. Hashim Thaçi mbajti mbledhjen e rregullt me kryetarët e degëve të PDK-së, lidhur me situatën aktuale politike në Kosovë.
Kryetari Thaçi i njoftoi kryetarët e degëve për arritjen e marrëveshjes për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës për themelimin institucioneve të Kosovës.
Kryetarët e degëve i dhanë përkrahje unanime arritjes së koalicionit ndërmjet dy forcave politike, që garantojnë stabilitet politik dhe perspektivë evropiane për Kosovën.