19 Janar 2025

Dega V e LDK-së mohon të këtë kërkuar dorëheqjen e Mustafës

Prishtinë, 13 dhjetor - Kryesia e Degës së Pestë të LDK-së në Prishtinë mohon se ndokush nga kjo degë ka kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme n parti, duke e cilësuar trillim informatën e plasuar në media.

Pas lansimit të lajmit nga agjencioni Kosova Info me titull “Degët e Prishtinës kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme në LDK” e posaçërisht asaj që është thënë se Kryetari Isa Mustafa mori “dush të ftohtë nga dega e pestë e LDK-së”, njoftojmë opinionin e gjerë se ky lajm është trillim individual dhe s’ka të bëjë fare me qëndrimin e Degës së Pestë në këtë mbledhje të mbajtur.

E vërteta është se Kryesia e Degës së Pestë ka dhënë përkrahje të plotë programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Akademik Isa Mustafës si lider i partisë, thuhet në reagimin e kësaj degë të LDK-së.

Kryesia e Degës së Pestë nuk ka kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme në LDK, përkundrazi ajo do të vazhdoj me aktivitetin e saj intensiv nëpër nëndegët e saja me qëllim të rritjes së elektoratit dhe shtrirjes së ndikimit të saj edhe ashtu të fuqishëm në territorin e kësaj dege për të qenë sa më të konsoliduar në zgjedhjet nacionale.

Për të demantuar këto deklarata të rrejshme, argumenti kryesor qëndron se në Degën V të LDK-së, kryetari Isa Mustafa ka fituar 65 për qind të votave.

Kryesia e Degës së Pestë e LDK-së në Prishtinë, unanimisht distancohet nga çfarëdo deklarimi të çfarëdo personi të paautorizuar që thirret në emër të kësaj dege, si dhe ndaj çfarëdo qëndrimi kundër Kryetarit Isa Mustafa, thuhet në reagim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)