Dega e V e LDK-së përkrah zhvillimet politike të kryeministrit Mustafa
Prishtinë, 27 prill - Është mbajtur takimi i rregullt i kryesisë së degës së V-të të LDK-së në Prishtinë dhe strukturave të saja, me çrast është diskutuar për zhvillimet politike në vend, e në veçanti çështja e demarkacionit.
Agim Gashi, kryetar i degës së V-të të LDK-së në Prishtinë ka thënë së në këtë takim i është dhënë përkrahje e plotë proceseve politike të udhëhequra nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ku është zotuar gatishmëria për mobilizimin e të gjitha strukturave të kësaj dege për mbështetjen në aprovimin e marrëveshjes për demarkacion nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
\"Ndër të tjera, strukturat e kësaj dege shtruan nevojën e intensifikimit të aktiviteteve në prag të zgjedhjeve lokale, me qëllim të koordinimit të plotë të veprimeve me të gjitha degët e tjera në Prishtinë dhe kthimin e sigurtë të udhëheqjes së kryeqytetit nga Lidhja Demokratike e Kosovës\", ka theksuar Gashi.