21 Janar 2025

Dega e V e LDK: Gazetari i KTV-së i njëanshëm

Prishtinë, 9 janar - Dega e Pestë ë LDK-së në Prishtinë si dhe Grupi Parlamentar i LDK-së në Asamblenë Komunale të Prishtinës, kanë reaguar ndaj gazetarit dhe moderatorit ditor Xhemajl Rexha, të KTV-së, përderisa ai lexonte reagimin e Grupit Parlamentar të LDK-së të Asamblesë Komunale të Prishtinës, reagonte në mënyrë cinike në lidhej me këtë reagim.

Në reagim thuhet se ai me këtë gjest jo gazetaresk po i mundëson rolin negativ të Shpend Ahmetit dhe qeverise se tije te cilit po i jep rëndësi ky gazetar si dhe zhvillimeve të fundit të organizimit të protestave të fundit të dhunshme organizuar nga opozita kundër qeveritare.

“Në këtë kundër reagim këto dy nivele të LDK-së, reagojnë ashpër ndaj moderatorit Xhemajl Rexha që në mënyrë cinike duke bërë përpjekje që të përbuzë dhe injoroi përmbajtjen e reagimit, ku në këtë mënyrë harroi se po shkel kodin gazetaresk dhe duke i lejuar vetes komoditetin për ta injoruar një parti te madhe ne këtë rast siç është LDK-ja si dhe Grupi i saj Parlamentar i LDK-se ne Kuvendin Komunal te Prishtinës”, thuhet në reagim.

Më tutje thuhet në reagim se i behet me dije këtij gazetari se nuk ka asnjë të drejtë që të tallet në rolin që ka ky Grup Parlamentar në Kuvendin Komunal të Prishtinës, si dhe me këto sjellje ky gazetar ka bërë shkelje të rëndë të rolit të tij neutral profesional gazetaresk, duke qenë i njëanshëm si dhe duke e mashtruar opinionin me qëndrimet e tij cinike dhe jo reale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)