Dega e Tretë e LDK-së, mbështetë marrëveshjen LDK, AAK, NISMA
Prishtinë, 23 qershor - Dega e Tretë e LDK-së, si vazhduese e frymës rugoviane, përshëndetë marrëveshjen për koalicionin e ri duke shpresuar se do të demonstrohet fryme e tolerancës politike dhe respekt për opozitën e re.
Partnerët e ri të koalicionit ftohen të kultivojnë kulturë tjetër qeverisëse ku asnjë qytetarë i këtij vendi nuk do të ndihet i frikësuar sepse ndodhet në pakicë. Gjithashtu shpresojmë se krejt kjo do të hapë udhë që shteti tashmë i privatizuar në shumë segmente të rikthehet në binar të ligjit dhe të veprojë si një shtet i mirëfilltë ligjor, duke garantuar të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe duke ndjekur krimin.
Urojmë Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe partnerët e koalicionit për frymën e matur dhe largpamëse të kësaj marrëveshjeje.