20 Janar 2025

Dega e Pestë e LDK-së: Mos protestoni më 17 shkurt, festoni

Prishtinë, 4 shkurt - Nëpërmjet një komunikate për media, Dega e Pestë e LDK-së në Prishtinë, njofton se sot ka mbajtur një mbledhe të rregullt për çështje organizative, ku ndër tjerash fton qytetarët që më 17 shkurt të festohet dhe jo të protestohet.

Madje, thirrjet e opozitës për protestë, kjo degë e LDK-së i quan propagandë e fuqishme.

“Dega e Pestë e LDK-së fton anëtarësinë si dhe popullatën e këtyre viseve që të mos bien pre e propagandave dhe thirrjeve të partive opozitare të Kosovës të cilat kanë lansuar një propagandë të fuqishme në thirrje për një protestë me 17 shkurt në ditën e pavarësisë së Kosovës, e cila protestë ka vetëm një qëllim për destabilizimin e vendit dhe për marrjen e pushtetit me dhunë”, thuhet në komunikatë.

Sipas kësaj dege të LDK-së, anëtarësia në këtë dege është tejet stabile dhe gjithnjë në rritje të anëtarësisë së saj qoftë përmes aktiviteteve partiake si dhe aderime nga partitë tjera.

“Ky konstatim erdhi nga analizat dhe punët të cilat është duke i zhvillua në terren Dega e Pestë e LDK-së. Kjo kryesi fton qytetarët e Kosovës që me 17 shkurt të festojnë këtë ditë me domethënie për shtetin e Kosovës, në mënyrën më dinjitoze dhe festive, e jo për ta shndërruar atë në diçka që ka për qëllim përmbysjet dhe rrënimin e shtetit në mënyrën me të vrazhdë”, thuhet në fund.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)