Dega e PDK-së shpallë zgjedhjet partiake në komunen e Vitisë
Prishtinë, 5 nëntor - Zyra e Deges së PDK-se në Viti ka bërë të ditur se në në perputhje me vendimin e organeve qendrore të PDK-së Kryetari i Deges se PDK-se, Daut Xhemajli, mblodhi Kryesinë e kesaj Dege dhe shpalli zgjedhjet e PDK-se në ketë Komunë.
Kryesia e Deges bisedoi edhe për mënyren e organizimit të këtij procesi zgjedhor konform Programit, Statutit dhe udhëzimeve të Partisë Demokratike të Kosovës.
"Pas një debati të përqendruar kryesisht në procesin zgjedhor doli mendimi dhe qendrimi i përbashket së këto zgjedhje janë të një rëndesie te veçante per Partine Demokratike ne Viti dhe ne Kosove", thuhet në njoftimin e kësaj dege.
Procesi ne kete Dege, u tha nder te tjera, duhet te jete transparent, demokratik dhe i ndershem.
Keto zgjedhje jane ne nje shkalle te madhe percaktuese edhe per suksesin e kesaj Dege ne zgjedhjet e ardhshme komunale dhe per rikthimin e kesaj Partie ne pushtetin-qeverisjen komunale ne Viti.