Dega e LDD-së në Podujevë kalon në PDK
Podujevë, 25 shtator - Lidhja Demokratike e Dardanisë, dega në Podujevë sot i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës Naim Fetahu, i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës Latif Gashi dhe kryetari i degës së PDK-së Muhamet Latifi ua shpërndanë librezat e anëtarësisë dhe ju dëshiruan mirëseardhje në rrugën e përbashkët drejt fitores.
Ndërkaq ish-kryetarja e LDD-së Ing. Aza Shabani u shpreh se së bashku me PDK-në do të rrugëtojnë drejt një perspektive më të ndritshme dhe në të mirë të të gjithë qytetarëve të Llapit.