Dega e LDD-së në Pejë iu bashku Lidhjes Demokratike të Kosovës
Prishtinë, 12 maj - Sot, Dega e Lidhjes Demokratike të Dardanisë e Pejës, me të gjitha nëndegët dhe strukturat e saj iu bashkua Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës, Kryetari Mustafa dhe Dega e LDK-së e Pejës mirëpresin ardhjen e Degës së LDD-së, të drejtuesve të saj dhe të gjithë veprimtarëve.
LDK-ja e konsideron këtë akt si shumë të rëndësishëm për bashkimin e elektoratit rugovian në Pejë dhe në Kosovë dhe për fuqizimin e mëtejmë të Lidhjes Demoratike të Kosovës.
LDK-ja e mirëpret në vecanti kthimin e zonjës Besa Gaxherri dhe të bashkëpunëtorëve të saj në LDK dhe ardhjen e tyre e konsideron si akt fuqizimi të Degës së LDK-së në Pejë.
Akti solemn i zytarizimit të këtij bashkimi do të bëhet gjatë takimit të Kryetarit Mustafa me elektoratin e nëndegëve të Lugut të Baranit, sonte në orën 19, në Baran të Pejës.
LDK-ja bën thirrje për aktivitet të përditshëm në Pejë, në të gjitha nivelet e organizimit të LDK-së, për të rritur komunikimin dhe përkrahjen për LDK-në, me qëllim që LDK-ja të dalë e para në zgjedhjet lokale të këtij viti.