Dega e LDD-së në Drenas, kaloi në LDK
Prishtinë, 13 prill - Dega e Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD) në Drenas, sot zyrtarizoi kalimin në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Kryetari i deritashëm i Degës së LDD-së në Drenas, Rifat Bilalli, ka thënë se ky kalim ka ardhur pas ndryshimeve të fundit në kryesinë e LDD-së.
Sipas tij, koalicioni në nivel qendror në mes të LDD-së dhe AAK-së, është koalicion i gabueshëm, duke shtuar se kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, nuk i ka dëgjuar këshillat e anëtarësisë, dhe ka ndërmarrë veprim të njëanshëm.
I pranishëm në këtë ngjarje, ishte edhe sekretari i përgjithshëm i LDK-së, z.Ismet Beqiri, i cili, pasi përshëndeti vendimin e Degës së LDD-së në Drenas, tha se partia që ai e përfaqëson asnjëherë nuk e ka ofenduar Drenicën, por disa individë, militantë të partive politike, të cilët, siç u shpreh ai, kanë vjedhë vota.