Dega e LDD-së në Belgjikë, me të gjitha strukturat, kaloi në LDK
Bruksel, 27 maj - Dega e Lidhjes Demokratike të Dardanisë në Belgjikë, me të gjitha nëndegët dhe strukturat e saj iu bashkua Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Me këtë rast kryetari Valon Halimi dhe kryesia e Degës së LDK-së, në Bruksel, mirëpritën kthimin e Degës së LDD-së, të drejtuesve të saj dhe të gjithë veprimtarëve.
LDK-ja e konsideron këtë akt si shumë të rëndësishëm për bashkimin e elektoratit rugovian në Belgjikë, në Kosovë dhe për fuqizimin e mëtejmë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
LDK-ja e ka mirëpritur në veçanti kthimin e z. Bahtir Kastrati, kryesisë dhe të bashkëpunëtorëve të tij në LDK, ardhjen e tyre e konsideron si akt fuqizimi të Degës së LDK-së në Belgjikë.
Akti solemn i zyrtarizimit të këtij bashkimi është bërë, më 26 Maj 2013, gjatë takimit të dy kryesive, të LDK së dhe të LDD-së në Bruksel.
LDK Dega në Belgjikë, ka ftuar për aktivitet të mëtejmë, në të gjitha nivelet e organizimit të LDK-së, për të ngritur nivelin e LDK-së, me qëllim që LDK-ja të dalë e para në zgjedhjet lokale të këtij viti.