Defrim Kafexhiu, zgjedhet kryesues i Kuvendit Komunal të Rahovecit
Rahovec, 22 dhjetor - Sot, është mbajtur mbledhja urgjente konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit të Komunës se Rahovecit, për 4-tër vitet e ardhshme.
Ashtu edhe siç është përcaktuar me ligj, mbledhja është udhëhequr nga anëtari më i vjetër i Kuvendit, Rasim Fazliu.
Në vazhdim të mbledhjes, Fatmir Iska nga AAK, ka propozuar Aftim Dinën kandidat për kryesues, ndërsa Leonard Morina nga LVV, ka propozuar Defrim Kafexhiu.
Pas procedurave të votimit të fshehtë, në rundin e dytë të votimit me 16 vota për Defrim Kafexhiun dhe 13 vota për Afrim Dinën, dhe asnjë abstenim, Defrim Kafexhiu u zgjodh Kryesues i Kuvendit Komunal të Rahovecit, për mandatin katër vjeçar.
Kryesuesi i zgjedhur, Defrim Kafexhiu në fjalën e tij i ka falënderuar anëtarët e Kuvendit, për besimin e dhënë duke premtuar zbatimin e ligjit, korrektësi, transparencë, llogari dhënie dhe bashkëpunues me të gjithë anëtarët e Kuvendi.