Dedaj udhëton për Bruksel
Prishtinë, 22 prill - Zëvendësministri i Ministrisë se Administrimit te Pushtetit Lokal, Gjergj Dedaj është ftuar në ceremoninë e ndarjes së Çmimit te Liderit Lokal dhe Rajonal-për Arritje Jetësore që do të zhvillohet ditën e hënë, me 25 prill 2016,në Parlamentin Evropian në Bruksel.
Zëvendës Ministri Dedaj është në listën e finalistit të ngushtë në mesin e tre kandidatëve të mundshëm,një kandidati nga Britania e Madhe dhe një kandidati nga Luksemburgu për këtë çmim prestigjioz të Komitetit të Regjioneve të Parlamentit Evropian.
Me rastin e qëndrimit zyrtar ne Bruksel, Zëvendësministri Dedaj është ftuar për të marr pjesë edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentare të Euroliberalëve në Parlamentin Evropian dhe pritet të realizoj takime të nivelit të lartë me autoritetet e Parlamentit Evropian dhe të BE-së.