Dedaj: Nuk është zaptuar as kapur shteti, por LDK-ja
Prishtinë, 24 shtator - Partia Liberale e Kosovës edhe një herë apelon të subjektet politike që të tregojnë përkushtim, përgjegjësi dhe gaditshmëri për tu ballafaquar me realitetin politik në Kosovë dhe konform vullnetit të qytetarëve dhe Kushtetutës e Rregullores së Kuvendit të Kosovës, të reflektojnë dhe të tejkalojnë ngërçin politik.
Liberalet konsiderojnë se nuk janë të qendrueshme pohimet se është zaptuar dhe kapur shteti apo institucionet shtetërore, por në fakt është zënë rob LDK e cila për arsye të panjohura duket të jetë e shantazhuar, zaptuar dhe e kontrolluar nga partitë të cilat përbejnë bllokun LANV, thuhet në reagimin e PLK-së.
{artia e Gjergj Dedaj thotë se një parti me traditë të gjatë institucionaliste dhe shtetformuese siç është LDK, nuk duhet të verbohet dhe friksohet nga trysnitë të asnjë natyre dhe nga asnjë burim, por të reflektojë fuqishëm me kapacitetet dhe autoritetin e saj për të nxjerrur vendin nga kriza politike, duke lënë anash inatet dhe interesat e grupeve, klaneve dhe subjekteve politike të cilat në fakt e kanë për qëllim përmes LDK ta godasin PDK dhe pastaj edhe vetë LDK dhe kështu të sigurojnë pushtetin e tyre të plotëfuqishëm dhe sundimin afategjatë të Kosovës.
Koalicioni PDK LDK në fakt është koalicion për ti dhënë fund kolapsit politik dhe dëmtimit të imazhit të Kosovës dhe këtë duhet ta kuptoj LDK e cila nuk duhet të toleroj të mbetet peng i apetiteve të sëmura politike të humbësve të zgjedhjeve të 8 qershorit. Nëse nuk ka reflektim serioz dhe institucionalist konform Kushtetutës së Kosovës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe nëse nuk arrihet një koalicion PDK-LDK vendi patjetër duhet të shkoj në zgjedhe të jashtëzakonshme si e vetmja alternativë kushtetuese dhe demokratike për dalje nga kolapsi politik, thuhet në fund./