13 Janar 2025

Deda: Qeveria Haradinaj s’e pret fundin e vitit

Prishtinë, 10 shkurt - Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, është i bindur se qeveria “Haradinaj” nuk do ta presë fundin e këtij viti, me ç’rast Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Këto komente Deda i ka bërë gjatë një interviste për gazetën Zëri, duke shtuar se prej formimit e deri më tani ekzekutivi nuk e ka bërë asnjë punë të mirë.

Deputeti i Alternativës për Kosovën ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi, duke potencuar se nëse kjo temë nuk merr epilog pozitiv gjatë këtij muaji, atëherë qytetarët e vendit duhet ta harrojnë liberalizimin e vizave me BE-në së paku deri në vitin 2020.

Pavarësisht kritikave nga zyrtarët qeveritarë, të cilët deklaruan se Strategjia për Zgjerim e BE-së e favorizon Serbinë, Deda mendon ndryshe.

Sipas tij, kjo Strategji kërkon definim të kufirit me Serbinë dhe një marrëveshje të obligueshme për normalizim të marrëdhënieve mes të dyja shteteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)