Decentralizimit të tanishëm i ka skaduar afati
Tahiri në një intervistë për Epokën e re ka vlerësuar se sistemit të tanishëm të qeverisjes lokale i ka skaduar afati.
Ai tha se procesi i reformës zgjedhore në nivelin lokal duhet të përcillet me ndryshime paraprake të Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe ligjeve sektoriale.
Në të kundërtën, sipas Tahiri, rrezikohet të cenohet demokracia në nivelin lokal.
Duke folur për qeverisjen komunale në vend, Tahiri ka thënë se pavarësisht përpjekjeve dhe disa nismave ad hoc komunat ende vazhdojnë të operojnë me paqartësi ligjore.